E rëndë: Vdes në QKUK i moshuari që u lëndua në aksidentin e rëndë në Hereq të Gjakovës

Mbrëmjen e 28 gushtit në fshatin Hereq të komunës së Gjakovës kishte ndodhur një aksident i rëndë trafiku, ku u përfshinë tri vetura dhe mbetën të lënduar katër persona. Shoferi që dyshohet se kishte shkaktuar aksidentin, kishte pësuar lëndime të rënda trupore dhe i njëjti ishte dërguar në urgjencë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Burimet e Gazetës Sinjali brenda QKUK-së kanë bërë të ditur se 73-vjeçari ka ndërruar jetë mëngjesin e sotëm.

Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

Lexo edhe:  E rëndë: 15-vjeçarja tenton t’i jap fund jetës duke konsumuar medikamente