Viktimat nga Klinë janë nga kjo familje e Pejës
Dy persona kanë humbur jetën pasi një kombi-bus u përplas me një tren të udhëtarëve në Krushevë e Madhe të Klinës.
Burimet e Indeksonline kanë bërë të ditur se viktimat janë, një burrë i vitit 1976 dhe një grua, të cilët i përkasin familjës Deçani të rrethit të Pejës.
Në lidhje me aksidentin zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi, e ka konfirmuar rastin.
“Sot rreth orës 18:10, Policia është njoftuar për një aksident në fshatin Krushevë e Madhe, Kline. Në aksident është i përfshirë treni i udhëtarëve dhe një kombi-bus. Dy persona janë dërguar me Emergjencë për në Spitalin Rajonal në Pejë”, ka thënë Gashi.