Përfshihet nga zjarri një xhami në Kosovë, policia jep detaje

Xhamia e vjetër në Mamushë gjatë ditës së enjte është përfshirë nga zjarri.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi, ka konfirmuar rastin për Gazetën Inajderi, teksa shtoi se zjarri dyshohet se është shkaktuar si pasojë e energjisë elektrike.

“Me datën 07.03.2024 rreth orës 14:00 ne SP Mamushë kemi marrë informatë për një incident zjarri ne xhaminë e vjetër ne Mamushë, në vendngjarje ka dalë patrulla dhe Hetimet e stacionit, gjithashtu ekipi i forenzikës nga Suhareka dhe Inspektoret Komunal të zjarreve nga ekipi zjarrfikës është lokalizuar zjarri, për momentin shkaqet nuk dihen por dyshohet si pasoj e rrymës elektrike”, tha ai.

Lexo edhe:  Për 24 orë zhduken tre persona në Kosovë