Studentët pastrojnë UP-në, reagon kryesindikalisti

Kryetari i Sindikatës së Punëtorëve të Sektorit Privat, Jusuf Azemi, ka reaguar pasi disa studentë kanë pastruar hapësirat e Universitetit të Prishtinës. Ai ka thënë se pret nga ta përkrahje për punëtorët teknikë e jo veprime për ta thyer grevën.

Punëtorët teknikë të UP-së janë në grevë për shkak të pagave të ulëta nga 16 shkurti. E disa studentë kanë zgjedhur t’i pastrojnë vetë ambientet e UP-së, por kryesindikalisti Azemi ka paralajmëruar se me këto veprime nuk frikësohet askush.

“Kur disa studentë mundohen t’i zëvendësojnë grevistët e UP-së duke bërë pastrimin e disa korridoreve, ne i inkurajojmë që këtë ta bëni deri në pafundësi, por s’iu japin as juve ma shumë se 300 euro. Ne presim përkrahje nga studentët dhe jo thyerje të grevës. Me këto veprime nuk mund ta frikësoni askënd me përjashtim të atyre që ju fusin në këtë lojë”, ka shkruar Azemi në Facebook.

Lexo edhe:  E dhimbshme: Ndahet nga jeta 41-vjeçari nga Klina