Hajnat vjedhin një veturë në Prishtinë, pronari kërkon ndihmën e Policisë për ta gjetur
Përpos shtëpive private, banesave, bizneseve e institucioneve të ndryshme të cilat janë cak i vazhdueshëm i hajnave, ata syrin e kanë edhe te veturat e qytetarëve. Edhe në raste kur nuk e marrin veturat në tërësi, i thyejnë ato me shpresë që do gjejnë dhe do marrin ndonjë gjë me vlerë, raporton Gazeta Sinjali.
Një rast i tillë ka ndodhur dje në Bregun e Diellit në Prishtinë, ku persona ende të paidentifikuar kanë vjedhur një veturë.
Sinjali mëson se 30-vjeçari ka raportuar se veturën e kishte parkuar në vendin e njëjtë si zakonisht, por që më pas nuk e ka gjetur aty.
Njësitë policore kanë ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme që ndihmojnë në zbardhjen e rrethanave të rastit.
Me urdhër të prokurorit, rasti është cilësuar ‘Vjedhje e rëndë’.