Bardhi e ngushëllon Sarën pas zarfit të zi: Je nëna e fëmijëve të mi

Sara është përfshirë në një debat të ashpër me Françeskën, gjë që solli ardhjen e një zarfi të zi në shtëpi.

Në zarf shkruhej se anulohet televotimi i së martës.

Kjo duket ta ketë prekur Sarën, e cila tha se e di çfarë do të ndodhë, mbase edhe mund të largohet nga shtëpia.

Atë e ka ngushëlluar partneri i saj, Bardhi, derisa po qante me dënesë në oborr.

“Je nëna e fëmijëve të mi”, i tha Bardhi Sarës.

Lexo edhe:  Trazohen banorët e Prishtinës: Në ditë Bajrami dikush ia resh armës, plumbi përfundon në murin e një shtëpie