Lajm i mirë: Fillon asfaltimi i segmentit rrugor nga fshati Stanovc në magjistralen Prishtinë -Mitrovicë

Punimet në magjistralen Mitrovicë-Prishtinë po vazhdojnë me intensitet të lartë.

Sot në orët e hershme të mëngjesit ka filluar asfaltimi i një pjese shumë të rëndësishme të kësaj magjistrale, më saktësish segmenti nga fshati Stanovc ku kishte mbetur pa u përfunduar, shkruan Jepi zë.

Pas përfundimit të shtrimit të kësaj pjese me asfalt pritet që së shpejti edhe të lëshohet për qarkullim.

Sot për vizitë në këtë magjistrale pritet të shkojë vetë kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, për ta bërë edhe përurimin e fillimit të punimeve.

Ndryshe sipas kontratës afati për përfundimit e gjithë magjistrales është një vit nga data e nënshkrimit të kontratës/Jepi zë

Lexo edhe:  Rast i rëndë në familjen Lani në Klinë: Ky është burri 58-vjeçar që vdiq dje, u gjet i shtrirë në tokë