Këta janë dy të rinjtë që u arrestuan për vjedhje në Obiliq, ishin në arrati

Një fenomen mjaft shqetësues për qytetarët e Kosovës janë bërë vjedhjet e shpeshta nëpër shtëpi, biznese e institucione financiare që po shkaktojnë humbje e pasiguri. Hajnat në të shumtën e rasteve arrijnë që të ikin nga duart e organeve të rendit, por ka të atillë që kapen pas veprimeve hetimore të Policisë.

Të njëjtin fat e patën edhe dy persona, të cilët dyshohet se kryen vjedhje në fshatin Milloshevë të Obiliqit, të shtunën e 24 shkurtit.

Sinjali mëson ekskluzivisht se dy të dyshuarit janë Mergim Aliu dhe Çlirim Aliu.

Dy të dyshuarit u arrit që të arrestohen gjatë ditës së djeshme dhe të njëjtit më pas u shoqëruan në stacion policor për intervistim.

Pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka nxjerrë aktvendim që të dyshuarit të dërgohen në mbajtje dhe të hetohen për veprën penale ‘Vjedhje’.

Ndryshe rastin e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës.

Sot më 01.03.2024 pas hetimeve të zhvilluara janë arrestuar dy meshkuj kosovarë si të dyshuar lidhur me një rast vjedhje. Të dyshuarit pas intervistimit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

Lexo edhe:  Krim i rëndë në Greqi, djali vret babanë dhe i pret kokën me sharrë elektrike