Sekuestrohen rreth 40 kg drogë në kufirin shqiptaro-grek, vihet në pranga një person
Policia greke ka goditur një tjetër ras të trafikimit të drogës në kufirin me Shqipërinë. Në pranga ka rënë një 47 vjeçar grek.
Ai u ndalua në zonën e Kozanit me një automjet tip “Mercedes Benz”, brenda të cilit janë gjetur dhe sekuestruar 2 çanta që përmbanin 39 pako me 39 kg 560 gram kanabis të papërpunuar.
Atij i janë sekuestruar edhe 2 telefona celularë me 2 karta SIM dhe 140 euro. Hetimi po ndiqet nga sektori i antidrogës së Kosturit dhe nga prokuroria e këtij qyteti.