Kaq do të paguhen ministrat e deputetët, në rast se kalon projekt-ligji për pagat
Ligji për Pagat për sektorin publik sot ka dalë në konsultim publik dhe të gjitha palët kanë mundësi që të japin mendimet e tyre deri më 6 tetor.
Të gjithë do të kenë mundësinë të adresojnë çdo koment apo sugjerim lidhur me këto dy projekt-ligje apo pjesë të caktuara të tyre.
Zyra e Kryeministrit ka publikuar të plotë dokumentin, ku ministrat janë vlerësuar me koeficient 16.4.
Por, po i njëjti koeficient është propozuar edhe për deputetët dhe gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese.