Ky është personi i dyshuar që e sulmoi me grushte gazetarin në Pejë, nisin hetimet ndaj tij

I dyshuari që sulmoi të enjten një gazetar në Pejë është arrestuar nga Policia e Kosovës dhe i njëjti ka përfunduar në ndalim policor. Ai po dyshohet se e goditi gazetarin e mediumit “Peja në fokus” për motive akoma të panjohura, raporton Gazeta Sinjali.

Lajmin e ka konfirmuar për Sinjalin zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikçi, i cili bëri të ditur se i dyshuari është dërguar në mbajtje, nën dyshimet për veprën penale “Sulmi”.

Sinjali ka mësuar ekskluzivisht se i dyshuari që ra në prangat e Policisë është Driton Agusholli, 52-vjeçar.

Incidenti dyshohet se ka ndodhur gjatë ditës ashtu që i dyshuari fillimisht e ka fyer e ofenduar viktimën, e më pas e ka sulmuar duke e goditur me grushte teksa ndodhej në veturë.

Pamjet e sulmit tashmë janë publikuar, teksa Prokurori i Shtetit ka urdhëruar ndërmarrjen e veprimeve të nevojshme brenda afatit ligjor.

Lexo edhe:  Pas pak ditësh, Kuvendi Komunal do të vendos për rindërtimin e xhamisë së Ibrit