Prishtina mbulohet nga shiu me baltë si pasojë e pluhurit saharian

Reshje të shiut të shoqëruara edhe me baltë, si pasojë e pluhurit saharian, janë paralajmëruar për të enjten në Kosovë.

Reshje të shiut të përzier me baltë gjatë ditës ka pasur në Prishtinë.

Ky nuk është fenomen i pazakontë, pasi reshje me pluhur ka pasur edhe viteve të tjera në Kosovë.

Ndryshe, platforma meteorologjike “Meteo Kosova” ka njoftuar se në Rrafshin e Dukagjinit ka mundësi të ketë ndonjë vetëtimë dhe bubullimë.

Temperaturat minimale do të lëvizin prej 7 deri në 9°C, ndërsa ato maksimale prej 14 deri në 18°C.

Lexo edhe:  Ndërron jetë në spital Olsi, i riu që hiqej si polic, u përplas nga kamioni tek vijat e bardha