Policia shkon te televizioni “First Chanel”, flet Valon Maloku
Policia e Kosovës ka shkuar në selinë e televizionit “First Channel”, pas dhunës në reality show “It’s my home”.
Indeksonline ka shkuar në selinë e televizionit në fjalë, ku ka hasur në Valon Malokun i cili as nuk e pohoi e as mohoi këtë gjë.
Ai hezitoi të flasë por tha se detajet do i tregojë Policia e Kosovës.
“Ne nuk japim përgjigje. Të vërtetën dhe detajet i tregon Policia”, u shpreh ai.