Qentë endacakë ‘pushtojnë’ qendrën e Prishtinës
Prania e numrit të madh të qenve endacakë në rrugët e kryeqytetit, është një ndër problemet e shumta me të cilat përballen banorët. Ata bëhen edhe më agresivë gjatë stinës së dimrit, e si pasojë shumë shpesh ka pasur edhe viktima nga kafshimet e tyre.
Lukunitë e qenve hasen pothuajse në çdo rrugë të Prishtinës. Të shumtë në numër janë edhe në qendrën e qytetit, ku ndjekin, lehin e terrorizojnë qytetarët.
Të lehurat e tyre janë bërë pjesë e pandashme e qytetarëve që banojnë dhe qarkullojnë në njërën prej rrugëve më të frekuentuara në kryeqytet – “Luan Haradinaj”.