Konfiskohet sasi e madhe e “Plazma” në Kosovë

Inspektorët e Tregut të Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë gjatë inspektimeve të rregullta në terren kanë evidentuar produkte të cilat në tregun e brendshëm të Kosovës kanë hyrë në mënyrë ilegale.

Me këtë rast, inspektorët kanë konfiskuar produktin Plazma në sasi prej 123 copë të peshës 150 gr si dhe 38 copë të peshës 300 gr, me origjinë nga Serbia.

“MINT mbetet e përkushtuar në luftimin e informalitetit në të gjithë sektorët e tregtisë duke garantuar ligjshmërinë e qarkullimit të mallrave dhe shërbimeve në treg, prandaj inspektimet e tilla do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim”, thuhet në njoftim.

Lexo edhe:  U arrestua ditë më parë në aksionin kundër fajdes, lirohet pronari i autosallonit "Alberti"