Lushtaku viziton deputeten Musliu pas operimit në zemër: Sinonim i gruas që s’dorëzohet
Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e PDK-së, Ganimete Musliu ka kryer me sukses ndërhyrjen kirurgjike në zemër.
Në vizitë pas operimit i ka shkuar nënkryetari i Skënderajt, Sami Lushtaku duke e përshkruar si “sinonim i gruas së fortë, e cila nuk dorëzohet asnjëherë”.
“Shumë i lumtur që Ganja e ka kaluar me sukses ndërhyrjen kirurgjike në zemër. Ganja është sinonim i gruas së fortë e cila nuk dorëzohet asnjëherë. Shërim sa më të shpejtë!”, shkroi Lushtaku në Facebook.