Parashikimi i motit për sot dhe ditëve në vijim
Sot na pret mot me vranësira e në disa vise mund të ketë ndonjë interval kohor me diell.
Vranësirat do të sjellin edhe reshje lokale shiu, por nuk parashihen reshje të mëdha dhe se reshjet nuk do të përfshijnë tërë territorin. Do të vazhdojnë temperaturat mjaft të larta për këtë peiudhë kohore për shkak të rrymimeve të fuqishme ajrore nga jugu.
Në Shqipëri, Maqedoninë Veriore, Luginë të Preshevës dhe Mal të Zi pritet të mbajë mot kryesisht i vranët e vende-vende me reshje rrebeshe shiu. Reshjet të fuqishme shiu priten në Mal të Zi, ndërsa reshje paksa intensive priten edhe në veri dhe jug të Shqipërisë. Në viset tjera reshjet do të jenë më të pakta dhe të karakterit lokal.
Të dielën na pret mot kryesisht i vranët e nganjëherë me reshje shiu. Përsëri nuk priten rreshje të mëdha shiu.
Nga e hëna priten vranësira intervale kohore me diell e erëra kryesisht nga jugu, pra pa ndonjë ndryshim të theksuar dhe kjo për arsye të turbulencave që nga Atlantiku do të depërtojnë në Evropë dhe Mesdhe./MeteoBallkan