Grabitje në një barnatore në Prishtinë, hajni merr shiringa dhe mbi 20 paketime me metadon
Në barnatoren “Melisa” në Prishtinë, një person akoma i paidentifikuar ka arritur të kryejë grabitje.
Siç merr vesh Sinjali, i dyshuari është futur në barnatore dhe ka marrë shiringa dhe mbi 20 paketime me metadon, që kapin vlerën e rreth 700 eurove dhe më pas ka arritur të zhduket me shpejtësi.
Posa rasti është denoncuar në Polici, njësitë përkatëse kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku është marrë deklarata e punëtores dhe janë kryer ekzaminimet e nevojshme.
Me t’u përfunduar procedurat policore, me urdhër të Prokurorit të Shtetit, është iniciuar hetim dhe veprimet e tjera do të ndërmerren pasi të sigurohet prezenca e të dyshuarit.
Lajmin e kanë konfirmuar edhe nga barnatorja ‘Melisa’ po që nuk kanë dhënë detaje të tjera.