Për vite me radhë ia vodhën drunjtë në malin e tij, kaçanikasi thotë se iu shkaktuan rreth 20 mijë euro dëme

Prerja ilegale e pyjeve është një dukuri e shpeshtë në vendin tonë. Kosovarët jo rrallëherë kapen në flagrancë duke prerë dru në pyje apo duke i transportuar  ato, por shpeshherë edhe arrijnë që të ikin nga duart e drejtësisë.

Në hall me këtë është një person nga fshati Korbliq i Kaçanikut, i cili ka raportuar se persona të panjohur ia kanë vjedhur drunjtë në malin e tij.

Burimet e Gazetës Sinjali brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se 52-vjeçari ka deklaruar se për rreth 3 vite të dyshuarit kanë vjedhur rreth 500 metra drunj dhe kjo i ka shkaktuar dëme materiale në vlerë të rreth 500 eurove.

Si rezultat i denoncimit, njësitë policore kanë marrë veprimet e nevojshme që ndihmojnë në zbardhjen e rrethanave të rastit dhe kapjen e të dyshuarve, teksa me urdhër të prokurorit rasti është cilësuar ‘Vjedhje e pyllit’.

Lexo edhe:  Klientët e ‘Grill House’ në Gjakovë shkaktojnë kaos në trafik, shoferët i parkojnë veturat në mes të rrugës