E rëndë: Ky është 77-vjeçari që u gjet i vdekur në malin që po digjej në Rezallë të Skenderajt

Një ngjarje e rëndë ka ndodh sonte në mbrëmje në fshatin Rezallë të Skenderajt. Një 77-vjeçar është gjetur i vdekur në një zonë mali që ishte përfshirë nga zjarri.

Gazeta Sinjali mëson se viktima që u gjet i vdekur në malin që po digjej është: Skender Malaj.

Për rastin ka folur Avni Zaiti, zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës,

“Rreth orës 18:00, është raportuar se në fshatin Rezallë të Skenderajt, është gjetur pa shenja jete viktima mashkull i moshës 77 vjeçar”.

Trupi i pajetë i viktimës raportohet se është gjetur nga familjarët e tij.

Hetuesit policorë me autorizim të Prokurorit kanë nisur hetimet për rrethanat dhe shkaqet e ngjarjes. Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion në IML.

Ndërsa, rasti është cilësuar si ‘Vdekje e dyshimtë’

Lexo edhe:  Të shtëna armësh në Prishtinë, dyshohet për një të vrarë, tre të plagosur