E rëndë: Gjendet një trup i vdekur në një mal në Skënderaj

Rreth orës 18:00, është raportuar se në fshatin Rezallë  të Skenderajt, është gjetur pa shenja jete viktima mashkull i moshës 77 vjeçar.

Rastin për “Jepi zë” e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.

Policia thotë se bazuar në informatat e para, bëhet e ditur se trupi i pajetë i viktimës është gjetur nga familjaret e tij në një zonë mali që ishte kapluar nga zjarri.

Hetuesit policor me autorizim të  prokurorit kanë nisur hetimet për  rrethanat dhe shkaqet e ngjarjes.

Me urdhër  të  prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar për  obduksion në  IML.

Lexo edhe:  Enver Dugolli konfrontohet me vajzën e UDB’ashit Ajet Istogu, e denoncon në Inspektoriat Policor