Bekim Jashari bashkë me motrën Besarten bëjnë homazhe te varri i komandatit Hamëz Jashari për ditëlindjen e tij: Urime babush
Komandanti legjendar i UÇK-së, Hamëz Jashari, sot ka ditëlindjen e 74-të.
Për këtë, ish-kryetari i Skenderajt dhe djali i tij, Bekim Jashari, i ka bërë homazhe te varri i tij në Prekaz, shkruan Jepi zë
Postimi i plotë:
Urime Ditëlindjen Babush!
Sot, në ditëlindjen tënde të 74-të babush erdhëm bashkë me Besarten dhe familjen ku kësaj radhe kemi edhe një anëtar të ri, Marsin.
Përjetë mirënjohës ndaj teje babush që na rrite e edukove nën frymën patriotike e të dashurisë për atdheun.
Urime ditëlindja e 74-të!