Nitaj i AAK-së: Kurti po përgatitet për zgjedhje
Sekretari i AAK-së, Muharrem Nitaj ka deklaruar se kryeministri Albin Kurti nuk paska bërë marrëveshje për një “cikërrimë” me sindikatat, që i ftoi për një takim të pasuksesshëm mëngjesin e së martës.
Sipas tij, kjo do të thotë se ai po përgatitet për zgjedhje.
Ai shtoi se nuk e di si do ta paketojë krejt këtë situatë.
“Ndoshta nuk po i mjaftojne 50 plus e po i synon krejt. Une nuk po e kuptoj kete gjendje. Ndoshta dikush e din cka po ndodhe. Mua s’eshte tuj ma rroke”, shkroi ai në një postim në Facebook.