E rëndë: Një burrë gjendet i vdekur në oborrin e shtëpisë së tij në Gjilan

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur të dielën në mbrëmje, në fshatin Cërrnicë në Gjilan, ku një person është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij.

Rastin e ka konfirmuar edhe Policia, raporton Gazeta Sinjali.

Viktima është gjetur i vdekur në oborrin e shtëpisë dhe rasti është denoncuar menjëherë nga familjarët e tij.

Sipas informacioneve të para, i ndjeri ka pasur probleme shëndetësore në zemër.

Pasi njësitë përkatëse kanë intervenuar në vendin e ngjarjes, ekipi mjekësor e ka konstatuar vdekjen e viktimës.

Lajmin e ka konfirmuar Policia Rajonale në Gjilan dhe ka bërë të ditur se me vendim të prokurorit, trupi i pajetë u është liruar familjarëve për ceremoni të varrimit.

Lexo edhe:  Qeveria merr vendim, u kufizon pompave fitimin në litër të derivateve