Bomba në veturë te Rruga “B”- kjo është historia me hasmëri e personit që dyshohet se u tentua të vritet

Një vrasje e ndodhur në vitin 2012 është rikthyer në publik mbi një dekade më vonë. Një bombe iu vu një makine në rrugën “B”. Policia po e trajton si ‘tentim-vrasje’. Por kush u tentua që të vritej?

Mbrëmjen e së shtunës një veture në rrugë “B” në Prishtinë, iu vendos një mjet shpërthyes. Pas raportimit, njësit policore, zjarrfikësit, ndihma e shpejtë dhe prokurori kujdestar për krime të rënda kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku njësiti i EOD-së kanë bërë tërheqjen e mjetit të dyshimtë nga vetura.

E kjo veturë i përket, Ardit Sekiraqës, i cili është familjar i Amir Sekiraqës, i vrarë një dekadë më parë, mëson Insajderi.

Foto: Ardit Sekiraqa

Vrasja e 2013-se do të hapte një hasmëri mes familjes Sekiraqa e Krasniqi.

Në maj të 2017-s, Gjykata Themelore e Prishtinës kishte dënuar Flamur Krasniqin me 23 vjet e gjashtë muaj burgim, pasi akuzohej për vrasjen e Amir Sekiraqës e plagosjen e Salih Sekiraqa e Mehmet Maliqit.

Kjo gjykatë e kishte shpallur fajtor të njëjtin për dy vepra penale “vrasje e rëndë” dhe “mbajtje në pronësi, kontroll, posedim ose shfrytëzim të paautorizuar të armëve”, për të cilat edhe i kishte shqiptuar dënimin e lartcekur.

Pjesë e aktakuzës kishte qenë edhe babi i tij, Mustafë Krasniqi, i cili ishte liruar pasi nuk ishte provuar se i njëjti kishte kryer veprat penale që ngarkohej. Ndryshe, sot Policia rastin e mbrëmshëm e ka cilësuar “vrasje e rëndë në tentativë”.

Por, si ndodhi vrasja e Amir Sekiraqës?

Flamur dhe Mustafë Krasniqi, akuzohen nga Prokuroria Themelore në Prishtinë, se në nëntor të vitit 2012, për shkak të mosmarrëveshjeve lidhur me një pronë kishin shkuar në shtëpinë e Ahmet Sekiraqës, ku pas disa fjalosjesh në mes të pandehurit Mustafë Krasniqi në njërën anë dhe të tani të njërit Amir Sekiraqa, Sali Sekiraqa dhe Mehmet Maliqi në anën tjetër, i njëjti kishte përdorë fjalë ofenduese.

Lexo edhe:  Në një shtet të Evropës, nga sot java do të ketë 4 ditë punë e 3 pushim

Ndërkaq, sipas dispozitivit të aktakuzës, i pandehuri Flamur Krasniqi, del nga vetura me të cilën kishin ardhur dhe pasi nxjerr armën, ku një herë shtinë mbi të dëmtuarin Mehmet Maliqi, e më pas mbi Amir Sekiraqën, i cili nga plagët e marra ndërron jetë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).

Në vendin e ngjarjes, nga zyrtarët policorë ishin gjetur dhe sekuestruar 3 gëzhoja dhe një revole e tipit “Ceska Zbrojevka”, së bashku me një karikator dhe 14 fishekë, të cilat me dënimin plotësues, gjykata e shkallës së parë ua kishte konfiskuar.