54-vjeçari shqiptar humb jetën tragjikisht në vendin e punës

Një shqiptar ka humbur jetën në vendin e punës në Itali.

Sipas raportimeve të shtypit italian, Edison Malaj, 54 vjeç ishte në punë me punëtorë të tjerë në sheshin e ish-kantinave sociale të Frascineto, kur, për arsye që do të konstatohen, pllaka që po transportohej nga vinçi u shkëput duke e goditur drejtpërdrejt mbi kokë

Pavarësisht transportit në spital dhe ndërhyrjes së mjekëve, Edison Malaj nuk ka mundur të mbijetojë nga plagët e marra.

Prokuroria ka nisur një hetim për zbardhjen e rrethanave të plota të ngjarjes në fjalë.

Lexo edhe:  Gjobitet me 500 euro dhe 5 pikë negative, shoferi nuk respektoi masën mbrojtëse