Nuk pajtohen për tokë, djali kosovar rrah babanë

Është arrestuar një burrë në Gjakovë, i cili dyshohet se pas një mosmarrëveshjeje pronësore ka sulmuar fizikisht babanë e tij.

Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar i cili pas një mosmarrëveshje pronësore dyshohet se e ka sulmuar fizikisht babain e tij viktimën mashkull kosovar.  Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim  të prokurorit, është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë.

Lexo edhe:  Bajqinovci i VV-së nga Prishtina ia “tregon” muskujt Radojçiqit: Provo e dil në qytet, mos rri në kala