Theret me thikë një person, dërgohet me urgjencë në spital

Një person është therur me thikë në mbrëmjen e së shtunës në Lipjan.  

Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës, ai fillimisht është dërguar në emergjencën e Lipjanit.

Viktima pas marrjes së ndihmës së par në Lipjan për tretman mjekësor është dërguar në QKUK dhe sipas mjekut viktima ka marr lëndime trupore por është jashtë rrezikut për jetë.

Policia bëri me dije se lidhur me rastin është arrestuar i dyshuari i cili pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje

Lexo edhe:  Llapjanit i vidhen kosheret me bletë brenda të cilave kishte rreth 300 kg mjaltë