Shpërndanin para të falsifikuara në Skenderaj, policia arreston të dyshuarit
Dje rreth orës 14:35 në Skenderaj është raportuar se një person i dyshuar është duke shpërnda bankënota të falsifikuar, shkruan portali rajoni.org.
Policia njofton së lidhur me rastin janë identifikuar dhe arrestuar dy të dyshuar meshkuj ksovarë ku në veturën e njërit të dyshuar janë gjetur dhe sekuestruar bankënota të dyshuara prej 5 euro (475X5) me vlerë 2375 euro, ndërsa gjatë bastisjes në banesën e të dyshuarit tjetër janë gjetur dhe konfiskuar dy pajisje të dyshuara për skanim (skaner), një llaptop, 170 monedha euro (3×20, 8×10, 6×5), 400 denarë (4×10).
Të njëjtit me vendim të prokurorit pas intervistimit janë dërguar në mbajtje.