Aksion i madh i policisë në Shtërpcë
Që nga mëngjesi i hershëm Policia është duke e zbatuar urdhrin e Gjykatës dhe Prokurorisë së Ferizajt për bastisjen e disa lokacioneve në qytetin e Shtërpcës.
Lajmin e ka konfirmuar prokurori Rasim Maloku.
Maloku tutjr tha se janë dukenu bastisur katër lokacione.
“Ky aksion nuk lidhet direkt me ndërtimet pa leje në Brezovicë por ndërlidhet me disa të arrestuar të Brezovicës pasi që njëri nga ta, përkatësisht ish kryetari i komunës Bratisllav Nikoliq është edhe koordinator i strukturave ilegale e që këto struktura kanë menaxhuar me kamerat e sigurisë që kanë monitoruar lëvizjet e qytetarëve dhe institucionet publike të Republikës së Kosovës e që këto informacione janë përcjellë në strukturat e sigurisë në Serbi”, theksoi Maloku, duke shtuar se sot janë duke u bastisur 4 lokacione.