U raportua e zhdukur para 4 muajsh, e mitura nga Prishtina gjendet duke bashkëjetuar me një burrë në Gjakovë

Nuk janë të rralla rastet kur qytetarët kërkojnë ndihmën e Policisë për t’i gjetur familjarët e tyre që raportohen të zhdukur.

Të shqetësuar për fatin e tyre, ata raportojnë rastet në Polici, me shpresën se do të marrin informacione për vendndodhjen e tyre.

Për një rast të tillë që ishte denoncuar në fund të muajit nëntor të vitit të kaluar në Prishtinë, ku një vajzë 16 -vjeçare ishte raportuar e zhdukur, tashmë janë zbuluar detaje të reja.

Siç merr vesh Sinjali, si rezultat i hetimit, u kuptua se gjatë kësaj kohe, e mitura ka qëndruar me një person të moshës madhore, me të cilin kishte vendosur të bashkëjetojë .

E mitura u gjet në Gjakovë, ku edhe ka nisur jetesën me të njëjtin person.

Të njëjtat burime kanë bërë me dije se palët janë intervistuar, ndërkohë që lidhur me rastin është vënë në dijeni edhe Prokurori i Shtetit.

Lexo edhe:  Parashikimi i motit për sot dhe gjatë vikendit