“Çika është e kidnapume prej një drogirasheje”: Mërgimtari kërkon ndihmë për gjetjen e vajzës

Mërgimtari nga Zvicra, Xhavit Podvorica thotë se vajza e tij është kidnapuar nga një femër tjetër me prejardhje nga Bosnja, të cilen e quan drogirashe, raporton Sinjali.

Ai nuk ka hezituar që denoncimin ta bëj publik në profilin e tij në Facebook, ku thotë se rastin e ka lajmëruar në Polici, por ende nuk është ndërmarrë asnjë veprim.

Tutje Podvorica thotë se nga ky moment nëse shteti zviceran nuk bën asgjë në gjetjen e vajzës, ai do të kujdeset vetë për këtë rast bashkë me shqiptarë që ai njeh.

“Jam Xhavit Podvorica, që tri ditë mu ka kidnapu cika. E kom lajmëru rastin në polici, asnjë përgjigje s’ma kanë dhanë deri tash, veç me shqiptart e mi në internete. Veç me pika të mija. Çika është kidnap prej një drogirasheje, 20 vjeçare, boshnjake. Prej këtij momenti as s’veti ligj, as shtet, as ushtri. Temen ko me e bo, bashkë me shqiptarët e mi”, tha ai.

Lexo edhe:  Mësuesi nga Vitia që është aktivisti i VV-së fton nxënësit e tij të shkojnë në shkollë