Familja e Meritonit kundër lidhjes së tij me Ilnisën? Reagon vëllai i saj

Kevin Agolli vëllai i Ilnisës i ftuar në “Fun Club”, reagoi për takimin e Meritonit me vëllanë e tij.

Vëllai i tij, Rinori, i pyetur nëse donte të takonte dikë tjetër nga banorët, përveç Meritonit, nuk pranoi.

Për shumë të tjerë, kjo u mor si një përgjigje që ai nuk e pëlqen lidhjen e Meritonit me Ilnisën.

Ndërkohë Kevin pranoi se dyshja pëlqehen, por dasma ishte në kuadrin e lojës. Ai pranoi se nëse do të futej në shtëpi do ta takonte edhe Meritonin.

“Unë dhe Ilnisa jemi rritur në atë mënyrë që e respektojmë njëri tjetrin në vendimet tona, sidomos kur kemi ndjesi të mira, nuk ndërhyhet kur ka ndjesi të mira. Ajo dasëm ishte në kuadrin e lojës, padyshim. Ata kanë një pëlqim dhe Ilnisa nuk e etiketoi marrëdhënien në mënyrë klasike por tha se është diçka shumë shpirtërore që nis prej fjalës dhe arrin deri tek ndjesia e mirë që ata të dy i japin njëri tjetrit”, tha vëllai i Ilnisës.

A do të kriset marrëdhënia e tyre pas mesazhit të vëllait?

“Unë mendoj që nga ana Ilnisës jo, ajo i shpjegoi që ti je shumë i lirë që të shkëputesh nga unë, nëse kuptove diçka nga mesazhi i vëllait. Nuk e shoh nga ana e Ilnisës por as nga e Meritonit. Unë do thoja që Ilnisa është lojtarja më e fortë individualisht”, tha Kevin.

Lexo edhe:  Adri e Iliriana debatojnë me Blerandon: Mos bo stila ki kujdes si shprehesh