Mitrovicasi ushtron dhunë ndaj nënës, e kërcënon që t’ia vendos pronën në emër të tij

Foto ilustruese

Numri i rasteve të dhunës në familje ka marrë përmasa shqetësuese në vendin tonë, pasi çdo ditë persona të ndryshëm përfundojnë në pranga si të dyshuar për dhunë ndaj familjarëve.

Këto raste bëhen edhe më të rënda, kur viktima janë prindërit të cilët përjetojnë dhunë psikike e fizike nga fëmijët e tyre.

Një rast i tillë ka ndodhur në një familje në Mitrovicë, ku një person dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj nënës së tij.

Burimet e Gazetës Sinjali brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se 55-vjeçarja ka deklaruar se i biri e ka sulmuar fizikisht dhe vazhdimisht ushtron dhunë psikike ndaj saj.

Bazuar në dëshminë e viktimës, e gjithë kjo ka ndodhur pasi 36-vjeçari i bën trysni që t’ia transferojë pronën në emrin e tij.

Si rezultat i denoncimit, njësitë policore kanë marrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore që ndihmojnë në lokalizimin e vendndodhjes së të dyshuarit, pasi ai menjëherë pas kryerjes së veprës është larguar në drejtim të panjohur.

Me urdhër të prokurorit, rasti është cilësuar ‘Dhunë në familje’.

Lexo edhe:  Tragjedia në Junik: Varroset çifti që humbi jetën në stan