Arrestohet një grua në Prishtinë, dyshohet se kreu trafikim me njerëz dhe u paraqit si viktimë
Policia e Kosovës njoftoj se dje është arrestuar një grua në Prishtinë, shtetase e Shqipërisë.
Ajo po dyshohet se ka kryer trafikim me njerëz ndërsa është paraqitur si viktimë.
“Është arrestuar e dyshuara femër shtetase e Shqipërisë, nën dyshimin se e njëjta ka kryer veprën penale të cekur si dhe është identifikuar një viktimë e supozuar e trafikimit. Me vendim të prokurorit e dyshuara është dërguar në mbajte”, njoftoj policia përmes raportit 24 orësh.