Dërgohet në spital pa shenja jete një person, Policia nis hetimet

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmë në Spitalin Rajonal në Prizren, ku një person nga Dragashi është dërguar pa shenja jete, raporton Gazeta Sinjali.

Rastin e ka konfirmuar Policia e Kosovës, të cilët bëjnë me dije se viktima është i gjinisë mashkullore nga Dragashi.

“Në Spitalin Rajonal të Prizren është sjellë  pa shenja jete një mashkull kosovar.  Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë është dërguar për obduksion. Rasti në hetime”, thuhet në njoftimin e Policisë.

 

Lexo edhe:  Bossi i kazinove bie në prangat e Policisë, kapet me armë ilegale në parkingun e ‘Princesha Palace’