Parashikimi i motit për sot dhe ditëve në vijim
Sot pritet të mbajë mot me vranësira e intervale kohore me diell.
Temperaturat do të vazhdojnë të jenë mjaft të larta për këtë periudhë kohore, ndërkohë që do të fryjnë erëra nga jugu dhe jugperëndimi. Minimalja pritet të zbresë deri në -1 gradë Celsius, ndërsa maksimalja deri në 16 gradë Ceslius.
Në Shqipëri, Maqedoninë e Veriut, Luginë të Preshevës dhe Mal të Zi pritet të mbajë mot me vranësira e intervale kohore me diell. Rrallë në disa zona mund të ketë ndonjë rigë të dobët shiu, ndërsa temperaturat do të jenë pranverore.
Mot i ngjashëm do të vazhdojë të mbajë edhe ditëve të ardhshme, me vranësira e intervale kohore me diell. Rrymimet ajrore nga jugperëndimi fuqizohen, ndërkohë që anticikloni masiv fillon të dobësohet dhe nga Atlantiku shtohet trysnia e masave ajrore ciklonike të cilat në fundjavë do të mund të kushtëzojnë reshje e rrebeshe lokale shiu. Temperaturat deri në 18 në Kosovë, ndërsa në Shqipëri mbi 20 gradë Celsius./MeteoBallkan