Sulmohet fizikisht një punonjës në Spitalin e Pejës

Dy persona janë përfshirë në një përleshje fizike ditën e sotme në Spitalin e Pejës.

Njëri nga të përfshirët është punonjës në Spital, i cili ka pësuar lëndime të lehta trupore.

Rastin e ka konfirmuar për Gazetën Sinjali, zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

“I dyshuari është shoqëruar për intervistim dhe prokurori e ka cilësuar rastin si “lëndim të lehtë trupor’”, tha ai.

Lexo edhe:  Hoti kritika shtetarëve: S’jeni për asgjë, s’dini të mbani shtet