Lirohet për qarkullim pika kufitare në Rudar

Është liruar për qarkullim pika kufitare në Rudar.

Serbët kanë paralajmëruar se çdo të hënë për tre orë do ta bllokojnë këtë pikë, për automjetet që shkojnë nga Kosova.

Por, sot bllokada ka përfunduar më herët.

Edhe Qendra për Menaxhim Kufitare, e Ministrisë së Punëve të Brendshme të Kosovës, i ka sugjeruar qytetarët që t’i përdorin pikat e tjera të kalimit kufitar.

 

Lexo edhe:  Gjendet pa shenja jete një 54-vjeçare në Prizren, Policia nis hetimet