Aksident i rëndë në Shqipëri, vdes një 18-vjeçar

Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin rrugor “Librazhd-Perrenjas”, automjeti që drejtohej nga shtetasi M. Zeneli, 21 vjeç, ka dalë nga rruga dhe është përplasur.

Për pasojë ka vdekur në vendngjarje pasagjeri që udhëtonte në këtë automjet shtetasi D. Belba 18-vjeç.

Nga ky aksident kanë mbetur të lënduar drejtuesi i automjetit dhe dy pasagjerë të tjerë, të cilët janë transportuar për ndihmë mjekësore në spital për momentin jashtë rrezikut për jetën.

Të lënduarit janë: Meglin Zeneli, Gerald Verçani pasagjer dhe Janikos Jorgo, pasagjer.

Grupi hetimor në vendngjarje po punon për zbardhjen e plotë të shkakut të aksidentit.

Lexo edhe:  Kosovari ther me thikë ish të dashurën e tij në Vjenë