E dhimbshme: Ky është i riu që u gjet i vdekur në shtëpinë e tij në Gjilan

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në qytetin e Gjilanit, ku një person është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij në rrugën ‘Sadete Mekuli’.

Burimet e Gazetës Sinjali kanë bërë me dije se viktima është 28-vjeçari, Liridon Sherifi.

Gjatë mbrëmjes së djeshme, burimet e Sinjalit kanë pranuar thirrje nga një person, i cili ka pohuar se djali i tij është mbyllur në dhomën e tij dhe nuk është lajmëruar në thirrjet e babait.

Ekipi mjekësor i Emergjencës bashkë me njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku pasi kanë hapur derën e dhomës ku ndodhej viktima, e kanë gjetur atë pa ndjenja.

Pas ekzaminimeve për shenjat vitale, mjeku ka konstatuar se viktima ka ndërruar jetë.

Deri më tani nuk dihen ende shkaqet e vdekjes së tij.

Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion, ndërsa rasti është cilësuar ‘Hetim i vdekjes’.

Lexo edhe:  E tmerrshme: Gjakovari ia zë pritën ish gruas, e fut në veturë dhe i hyn dajak