Taksistët serbë në Veri vëzhgojnë Policinë e Kosovës
Policia e Kosovës në komunat veriore po vëzhgohet nga taksistët ilegalë serbë me targa të Beogradit.
Zëvendësdrejtori i Policisë për rajonin e veriut, Veton Elshani, ka konfirmuar se janë duke i përcjellë këto grupe, ndërsa kryesuesi i Kuvendit Komunal të Mitrovicës së Veriut Nexhat Ugljanin thotë se këto kompani së shpejti do të regjistrohen sipas ligjeve të Kosovës pasi ato janë të paregjistruara.
Radio-lidhje të tillë posedojnë vetëm Policia e Kosovës dhe institucionet e tjera të sigurisë, por të njëjtat i përdorin edhe disa kompani taksie ilegale serbe në veri, të cilat po i shfrytëzojnë ato dhe grupet në aplikacionin Viber për të përcjellë lëvizjet e Policisë së Kosovës në veri dhe pikat kufitare Bërnjak e Jarinjë.
Këto grupe komunikojnë në mes vete për të treguar vendndodhjen e Policisë së Kosovës dhe kur vendosen në pikat statike.
“Nuk ka më”, “Pompa e Nishit, tuba të gjatë, po kryejnë kontroll”, “Varrezat turke, ndalojnë nga drejtimi KM”, “Ata nuk janë më në Lagjen e Boshnjakëve”, “Patrulla matanë rrugës pompat Nish – KM”, “Ata ndalojnë në palestër drejt kodrës”, janë disa nga mesazhet e shumta.
Ndryshe, sipas kryesuesit të kuvendit komunal, në Mitrovicë të Veriut veprojnë rreth 70 taksi ilegal me tabela të Serbisë dhe brenda 15 ditësh do të merret vendimi për regjistrimin e tyre në targa RKS.
Tëvë1 ka sjellur komunikimet e grupeve kriminale që punojnë si taksi, nëpërmjet radio-lidhjeve, dhe grupeve në viber.
Nuk ka më
Pompa e Nishit, tuba të gjatë, po kryejnë kontroll
Varrezat turke, ndalojnë nga drejtimi KM
Ata nuk janë më në lagjen e Boshnjakëve
Patrulla matanë rrugës Pompat Nish – KM
Ata ndalojnë në palestër drejt kodrës