Vdes profesori kosovar Kadri Metaj

Ka vdekur sot profesori Kadri Metaj. Lajmin e kanë bërë të ditur familjarët e të ndjerit.

“Tpast shperbly zoti me xhehnet Migja jone Kadri Metaj”, ka shkruar një familjar në Facebook.

Metaj ka qenë profesor në Universitetin e Prishtinës në Fakultetin Filozofik.

“Në vitin 1987 doktoroi në Universitetin e Prishtinës. Në vitin 1979 zgjidhet asistent në degën filozofi-sociologji, kurse prej vitit 1999 deri në pensionim ishte profesor i rregullt në Departamentin e Filozofisë, ku ligjëroi lëndët nga fushat e filozofisë”, shkruhet në biografi.

Metaj ka ligjëruar gjithashtu edhe në Universitetin e Evropës Juglindore në Tetovë, në Universitetin e Shkupit dhe në Universitetin e Tetovës.

Lexo edhe:  I dyshuari për vrasjen e vjehrrit ende në arrati, policia deklarohet për rastin