Drenicasit kundërshtojnë ashpër ndërtimin e kishës: “Le të vjen e ta provojë”

Në fshatin Klinë të komunës së Skenderajt po synohet të ndërtohet një kishë.

Banorët e këtij fshati janë kundër ndërtimit të kishës në këtë fshat. Fshati është i populluar me shumicë myslimane, dhe kjo është një ndër arsyet pse ata po refuzojnë ta kenë këtë tempull fetar aty.

Por kjo nuk ishte arsyeja kryesore. Sipas iniciatorit për t’a ndërtuar kishën ka qenë për motivi historic dhe përkatësisë së tij fetare. Ai thotë që kisha duhet të ndërtohet dhe është pronë shtetërore.

Ndërsa banorët në shumicë, kanë thënë që pronat për tek kisha ku ka ekzistuar, janë prona të tyre private dhe kanë dokumentacion për pronat.

“Me dokumentacion, e gjitha kjo është me dokumentacion prej këtu, rruga e kishës që i themi ne, ka ekzistuar, kisha ka ekzistuar, duhet ta dimë këtë, prej rrugës së kishës e deri te rruga e kronit, siç i themi ne, është e gjitha pronë private”- thotë banori i fshatit.

“Le të vije ta provojë që ta ndërtojë…”- thotë tutje banori i fshatit.

Një banor tjetër i fshatit ka thënë që iniciatorin e ka të familjes, por ka thënë që është kundër ndërtimit të kishës.

“Po flitet që do të ndërtohet, jemi kundër ndërtimit të kishës.”- thotë një banor tjetër i fshatit.

“Jo vetëm unë, por e gjithë lagjja jemi kundër, dhe cilindo banorë ta pyesësh janë kundër, edhe vajzat e reja që janë atje janë kundër, edhe djali im 11 vjeçar është kundër.”- thotë ai.

Tutje një banor tjetër thotë që edhe ai është kundër ndërtimit të kishës, dhe ka thënë që nëse duam e ndërtojmë ne vetë kishën.

“Kjo nuk ka kurrfarë arsye, nuk ka kurrfarë logjike, nëse është për t’u ndërtuar, atëherë e ndërtojmë vetë ne, se jemi në fshatin tonë dhe pronën tonë, nuk mundet ai që të vijë nga një vend tjetër ta ndërtojë në fshatin tonë”- thotë banori i fshatit.

Lexo edhe:  Policia aksion në lokalin me muzikë ‘live’ në Drenas: Kapet një person me thikë e shufër metalike