Mbikalimi dhe nënkalimi në Veternik, kontrata e ndërtimit kap vlerën 8 milionë euro  

Në web-faqen zyrtare të e-Prokurimit është publikuar kontrata për ndërtimin e urës (mbikalimi dhe nënkalimi për vetura dhe automjete) në Veternik të Prishtinës, mbi Rrugën A.

Vlera e parashikuar për ndërtimin e kësaj ure kap shifrën 8 milionë euro.

Ky është projekt i përbashkët mes Komunës së Prishtinës dhe Ministrisë së Infrastrukturës.

Detaje se kur do të nis ky projekt ende nuk janë publikuar.

Rruga në Veternik është cilësuar si një ndër rrugët më të rrezikshme për këmbësorë. Në mungesë të mbikalimeve, qytetarët detyrohen të kalojnë rrugën në vende që janë të rrezikshme për ta.

Në vitet e fundit, në këtë pjesë të Prishtinës, disa qytetarë janë goditur për vdekje nga vetura, po ashtu kanë ndodhur edhe numër i madh i aksidenteve.

Lexo edhe:  Ky është i burgosuri që vdiq në Qendrën e Paraburgimit në Gjilan