Mbi 200 mijë qytetarë u larguan nga Kosova në 5 vitet e fundit
Aleanca Kosovare e Bizneseve ka bërë të ditur se vetëm në pesë vitet e fundit, nga Kosova kanë ikur mbi 200 mijë qytetarë, në kërkim të një jete më të mirë.
“Një studim i AKB-së nxjerr një të keqe tjetër të madhe, ku vetëm për 5 vitet e fundit ikën nga Kosova mbi 200 mijë qytetarë për të kërkuar jetë ma të mirë standard jetësor, shkollim e sigurime shëndetësore”, thuhet në njoftimin e AKB-së.
Sipas AKB -së mbi 1 milion kosovarë jetojnë jashtë vendit.
“Migrimi i Kosovarëve ka qenë i vazhdueshëm që nga vitet e 70-ta por shumica kanë ikur në vitet 1990-2000 ku mesatarishtë ikën mbi 450 mijë, atëherë ishte represioni jugosllav dhe kishte plotë arsye të iken nga Kosova”, thuhet në njoftim. .
Kryetari i AKB-së Agim Shahini ka thënë se trendi i ikjes nga Kosova tashmë është i njëjtë si para luftës, veçse motivet ndryshojnë.
“Atëherë ishin të frikês nga qeveria serbo-jugosllave e sot që qytetarët janë të zhgënjyer nga qeveria e Kosovës që nuk po ndryshon asgjë në të mirë të rritjes se motivet, për të gjetë një mundësi sa do të vogël për të jetuar në Kosovë”, ka thënë Shahini.