Muaji shkurt nis me acar: Parashikimi i motit
Shkurti fillon me acar , por jo aq të fortë. Dita e parë e Shkurtit vijon me rritje të temperaturave dhe rreze të shumta diellore, por mund të ketë vranësira kalimtare vetëm në disa rajone.
Temperaturat nga -3 deri në -6 ajo minimale e deri në 12 gradë Celsius ajo maksimale.
Në Shqipëri, Maqedoninë Veriore, Luginë të Preshevës dhe Mal të Zi nesër pritet të mbajë mot kryesisht me diell, por edhe me kalime vranësirash lokale sidomos në disa zona të Shqipërisë. Reshje atmosferike nuk do të ketë. Mëngjesi do të jetë paksa i ftohtë, ndërsa dita me rritje rapide të temperaturave.
Të Premten një fronti i ftohtë ajror sjellë ulje të temperaturave, reshje të dobëta lokale shiu e bore dhe fuqizim të erërave veriore.
Mëngjesi i së shtunës do të jetë me acar të fortë pas frontit të ftohtë të së premtës, ndërsa gjatë fundjavës rivendoset stabiliteti atmosferik për shkak të anticiklonit të vazhdueshëm dhe potent. Temperaturat shënojnë rritje të ndjeshme./MeteoBallkan