Kontrolli i objektit te stacioni policor që dyshohet që u përdor nga serbët, del një njoftim i ri

Policia e Kosovës ka kontrolluar gjatë ditës së sotme një objekt që gjendet në qendër të Prishtinës, teksa një numër i madh i zyrtarëve policorë po vazhdojnë që qëndrojnë brenda kësaj zyre, raporton Gazeta Sinjali.

Siç raportohet, ky objekt ishte përdorur pasluftës nga shoqata serbe dhe kohët e fundit ajo ishte shfrytëzuar si ambulantë.

Njoftimi i plotë:

Prokuroria Themelore në Prishtinë, njofton opinionin publik se nën udhëheqjen e Prokurorit të Shtetit në koordinim me Policinë e Kosovës, Drejtorinë për Hetime Rajonale në Prishtinë, është duke u realizuar bastisje në një objekt në qendër të Prishtinës, ku dyshohet se janë duke u ofruar shërbime të kundërligjshme mjekësore në këtë objekt.

Lexo edhe:  Dënohet me 2 vite burgim dhe 3 mijë euro gjobë i akuzuari për shtytje në terrorizëm