Vajza e Sandulloviq bën homazhe në Prekaz

Klara Sandulloviq, vajza e politikanit serb, Nikolla Sandulloviq të shtunën ka bërë homazhe tek kompleksi memorial “Adem Jashari” në Prekaz.

“Të respektojmë që të mos përsëritet më”, ishin lulet që la, Klara, mbi varrin e Blerina Jasharit.

Bashkë me të ishte edhe nënkryetari i Partisë Repiblikane serbe – partisë së Sandulloviqit.

Nikolla, babai i Klarës, javë më parë ishte arrestuar dhe torturuar nga shërbimi sekret serb BIA, pasi kishte ripublikuar videon derisa kishte bërë homazhe te kompleksi memorial “Adem Jashari” në Prekaz.

Homazhe ka bërë edhe avokati serb Çedomir Stojkoviq i cili la një letër pranë varrit të Blerina Jasharit.

“Urrejtja vdes. Ti jeton përgjithmonë. Një mijë lot për një mijë vjet paqe. Dhe miliona shpresa dhe ëndrra. Të cilat fillojnë me fjalën “Më fal”, shkruhej në letër.

Lexo edhe:  Therja me thikë në Gjilan: I plagosur mbeti një 24 vjeçar, po trajtohet në QKUK