Me maskë dhe nën kërcënimin e thikës, hajni vjedhi 1 mijë euro nga një lokal në Prishtinë dhe cigare në vlerë 500 euro
Policia e Kosovës ka njoftuar për një vjedhje të rëndë në një lokal të Prishtinës.
Një person i maskuar dhe nën kërcënimin e thikës ka grabitur 1 mijë euro nga arka dhe cigare në vlerë 500 euro.
Rasti është duke u hetuar dhe është cilësuar si “Grabitje”.
“ankuesja femër kosovare ka informuar se për derisa ishte në vendin e punës, një person i maskuar dhe nën kërcënimin e thikës i kishte grabitur rreth 1000€ para të arkës dhe cigare me vlerë rreth 500 €. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në njoftimin e PK-së